Duke e nxitur dialogun në një botë që po ndryshon
Dans la perspective de contribuer à une meilleure compréhension, auprès des publics français et européens, des enjeux et des implications des transformations eurasiennes. Nous voulons mettre en lumière les dynamiques de cette grande région associant l’Europe et l’Asie. À cette fin, elle souhaite bénéficier d’un soutien pour la création d’un site internet dédié à la diffusion de ses travaux, ainsi que pour l’organisation de conférences réunissant experts, chercheurs et acteurs institutionnels.
Në përputhje me synimin tonë që publikut t’i ofrojmë mjete për me arritë një kuptim më të qartë dhe më të gjerë të ndryshimeve të vazhdueshme ekonomike, politike dhe kulturore që po e riformësojnë hapësirën e madhe gjeografike të Euroazisë, synojmë me e çu përpara rritjen cilësore të IFME. Në këtë kuptim, mirëmbajtja dhe zhvillimi i faqes sonë dhe i aseteve të tjera është jetik. Këto platforma na mundësojnë me i dhanë më shumë dukshmëri publikimeve dhe kontribuuesve tanë, si dhe me na leju me organizu konferenca dhe simpoziume që i bashkojnë ekspertët, akademikët dhe aktorët institucionalë.
Analizë e pavarur
IFME e sheh veten si një think tank i pavarur dhe grup hulumtues që kryesisht i është përkushtu studimit të sferave të ndryshme politike dhe kulturore që e përbëjnë hapësirën gjeografike të njohur zakonisht si Euroazia. Në këtë kuptim, ne e theksojmë synimin tonë me qenë të lirë prej çfarëdo ndikimi që do ta rrezikonte ndershmërinë dhe relevancën intelektuale të këtij projekti.
Kjo pavarësi është parakusht për me u siguru që organizata ka me mujt me ofru vështrime të besueshme për temat e shumta që janë në qendër të projekteve tona. Një diskurs i qetë dhe faktik, i bazum në kredibilitet dhe integritet akademik, është i domosdoshëm për me kontribu kuptimplotë në avancimin e hulumtimeve për hapësirën euroaziatike.
Anëtarët e ekipit tonë dhe kontribuuesit tanë vijnë prej shumë horizonteve të ndryshme dhe secili sjell një shumllojshmëri vështrimesh e mendimesh në fushat e veta të ekspertizës. Ne krenohemi me këtë diversitet. Kjo shumllojshmëri pikëpamjesh duhet me u kuptu si garanci e përkushtimit tonë ndaj fakticitetit dhe stimulimit intelektual, dhe s’bie ndesh në asnjë mënyrë me politikën tonë që me e verifiku rreptësisht relevancën e çdo materiali të publikum nën emrin e IFME.
Së fundi, ne garantojmë që partneritetet që ekzistojnë aktualisht ose që mund të ekzistojnë në të ardhmen me kompani, think tank-e të tjera ose agjenci qeveritare, nuk e komprometojnë në asnjë mënyrë përkushtimin tonë ndaj kërkimit të së vërtetës dhe objektivitetit. Ne synojmë me dhënë ndihmën dhe perspektivat tona kudo që ka nevojë, dhe zotohemi që s’kemi me vepru si zëdhënës i asnjë grupi të veçantë interesi.
Rigor akademik
IFME e thekson lidhjen e vet me rigorin akademik për çdo material të prodhum nga anëtarët e tij dhe të publikum nën emrin e tij.
IFME ua vë në dispozicion anëtarëve të vet një set udhëzimesh të qarta dhe transparente për formatin e secilit artikull. Këto udhëzime marrin formën e udhëzuesve të veçantë, por edhe të udhëzuesve të përgjithshëm redaktues. Trajnime të brendshme që lidhen me metodologjitë e hulumtimit, shkrimit dhe redaktimit ofrohen po ashtu nga anëtarët e ekipit tonë për çdo kontribuues që e shpreh synimin me punu me ne.
Për më tepër, ne pohojmë që çdo publikim ose artikull i publikum nga IFME diskutohet rreptësisht brenda organizatës para validimit. Ky dialog zhvillohet si shkëmbim i vazhdueshëm mes ekipit tonë editorial dhe kontribuuesve, me qëllim me u siguru serioziteti dhe relevanca e çdo përmbajtjeje të publikum nën vulën e IFME.
DOI
Identifikues Digjital i ObjektitNë përputhje me objektivin tonë për me e pozicionu IFME si projekt rigoroz dhe si emër sinonim i cilësisë dhe besueshmërisë, shoqata ka mundësi me u dhënë publikimeve akademike një Identifikues Digjital të Objektit (DOI). Një DOI në thelb vepron si identifikues për burime online, duke e lehtësu shumë kërkimin e përmbajtjeve që e kanë.
Megjithatë, jo të gjitha dorëzimet e pranuara dhe të publikuara nga IFME do të përfitojnë prej tij. Organizata po e krijon një komitet shkencor ndërkombëtar të përbërë nga profesorë universitarë dhe ekspertë të certifikum në disa fusha të ekspertizës. Ky komitet do ta ketë përgjegjësinë me i përzgjedhë dhe me i diskutu publikimet më interesante, me qëllim që me u dhënë DOI nën ombrellën e IFME.
Duhet me u ditë qartë që jo të gjitha llojet e dorëzimeve kanë me qenë të përshtatshme për DOI. Rishikime letrare, brief-e dhe artikuj të shkurtër s’kanë me u marrë parasysh; vetëm dorëzimet që e ndjekin formatin e një publikimi akademik kanë me u diskutu.
IFME e vë kredibilitetin e vet në lojë me çdo dhënie të DOI-së. Këto udhëzime s’duhet me u kuptu si mungesë besimi në kontribuuesit dhe publikimet tona, por si garanci që e siguron njohjen e mëtejme të organizatës në tërësi.